Skip to main content

Shkup, 22 qershor 2021: Në një punëtori onlajn për të menduarit e dizajnit, pesë ekipeve të të rinjve nga 13-19 vjeç iu ndanë nga 120.000 denarë për të realizuar zgjidhjen e tyre inovative për reduktimin e efekteve të dëmshme të ndryshimeve të klimës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Inovatorët u përzgjodhën si pjesë e programit UPSHIFT, ku dhjetë ekipe të përbërë nga dyzet e gjashtë nxënës të shkollave të mesme nga Shkupi, Koçani, Ohri, Struga, Shtipi, Kavadari dhe Prilepi morën pjesë në punëtorinë për të menduarit e dizajnit. Nën udhëzimin e mentorëve dhe profesorëve të tyre, të gjitha ekipet patën mundësinë të zhvillojnë idetë e tyre dhe të përfitojnë aftësi të reja praktike. Pesë ekipet kryesore që morën çmime me fonde fillestare për të zbatuar idetë e tyre, janë:

  1. Ekipi Vllado Tasevski nga një shkolle të mesme profesionale në Shkup, për idenë e tyre “SMART bench” – një stol me panel diellor që mund të instalohet në oborret e shkollave për të shërbyer si pikë-karikimi të telefonave; një Wi-Fi hot-spot, dhe stacion për parkimin e biçikletave për nxënësit.
  2. Ekipi Niko Nestor nga një shkolle të mesme profesionale në Strugë, për idenë e tyre të instalimit të instrumenteve elektronikë të matjes në Liqenin e Ohrit, që do të matin dhe raportojnë ndotjen e ujit çdo ditë. Informacionet do të ndahen me të gjithë qytetarët, shkollat, autoritetet lokale, për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbajtjes së liqenit të pastër.
  3. Ekipi Orde Çopella nga një shkolle të mesme profesionale në Prilep, për idenë e tyre për të bërë në shkollën e tyre një mini-fermë eko-miqësore, duke instaluar pajisje me energji diellore dhe duke përmirësuar kështu kushtet e kafshëve.
  4. Ekipi Gosho Vikentiev nga një shkolle të mesme profesionale në Koçan, për serën e tyre “Smart” – një sistem eko-miqësor për rritjen e pemëve, bimëve, kompostos organike dhe për rritjen e perimeve dhe frutave në kopshtin e shkollës.
  5. Ekipi Mihajllo Pupin nga një shkolle të mesme profesionale në Shkup, për instrumentin e tyre portativ të matjes për të monitoruar dhe raportuar përqendrimin e gazrave të serave.

Gjatë tre muajve të ardhshëm ekipet do të mbështeten nga mentorë në zbatimin e ideve të tyre.

UPSHIFT është një nismë e mbështetur nga UNICEF, që ndërthur punëtori të inovacionit shoqëror, me mentorim, materiale dhe financim fillestar. Ajo synon të nxisë të menduarit inovativ dhe kreativ tek të rinjtë, në mënyrë që të kuptojnë sfidat me të cilat po përballen dhe do t’i ndihmojë ata të dizajnojnë zgjidhje inovative në formën e një produkti ose shërbimi. Ajo bazohet në metodologjinë “e përqendruar tek njeriu” e cila është e transferueshme dhe ndihmon mësuesit dhe nxënësit të zhvillojnë aftësi sipërmarrëse, të tilla si: menaxhimi i projektit, mendimi kritik, puna në ekip dhe komunikimi i suksesshëm.

Programi financohet nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), zbatuar nga shoqata CEED Hub Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fondit të Inovacioneve dhe Zhvillimit Teknologjik, UNICEF-it dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

 

Për më shumë informacion shtesë klikoni këtu.